Skuadra Renovës, pas disfatës në miqësoren e parë , ndaj Ferizajit me 0-4, sot mbeti pa futbollistët të ekipit të parë. Nga kampi i skuadrës së Renovës janë larguar Lavrdim Skenderi dhe Ilber Beqiri, të cilët janë futbollist të lirë dhe mund të kalojnë në ekipet  e reaja. Mirëpo në kohë të njëjtë skuadra nga Xhepçishti preznatoi përforcimin e dytë në këtë sezon. Pas Abdulla Xhelilit, përforcimi I dytë vjen nga Kosova, Alush Gavazaj, nga skuadra e Vushtrisë. Renova dhe Gavazaj kanë nënshkruar marrëveshje për gjashtë muaj, me mundësi që të vazhdohet bashkëpunimi në fund të sezonit. Gavazaj a luajtur te Feronikeli dhe Liria në Kosovë, në Shqipëri luajti me Tiranën, Bylisin, Tërbunin dhe Korabin.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...