UEFA ka përditësuar renditjen e klubeve që marrin pjesë në kompeticionet evropiane. Lëvizja më të madhe ka shënuar Barcelona që u ndal në vendin e dytë, duke zbritur Bajern Munihun në vendin e tretë. Në vendin e parë ende qëndron Real Madrid edhe pse këtë sezon rrezikon të humbasë fronin, pas atij eliminimi të hershëm nga Liga e Kampionëve.  PSZH ka humbur dy pozicione (8), ndërsa Mançester Siti është ngritur me dy të tilla (6), një pozicion ka përfituar edhe Sevilja, pavarësisht se u eliminua nga Liga Europa. Juventusi mbetet në vend të pestë, pas Atletiko Madridit. Lëvizje ka pasur edhe për dy skuadrat e Milanos, Interin (47) ka humbur një pozicion pas eliminimit nga Aintraht Frankfurt edhe pse “zikaltrit” kishin kohë që vetëm ngriheshin në renditje me pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

 

Loading...

Shpërndaj me