Nënkryetarja e Kuvendit dhe deputete e LSDM-së, Frosina Remenski prej orës 10 të mëngjesit gjendet në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion. Ajo është ftuar për t’i shqyrtuar provat që prokurorja Ruskoska i ka grumbulluar kundër saj, pasi hapi hetim për mënyrën e funksionimit të organizatës humanitare të Boki 13, “Lidhja Ndërkombëtare”. Remenski ishte nënkryetare nderi në këtë shoqatë. Ftesë për shqyrtim të provave sot morën edhe Bojan Jovanovski, babai i tij Mile, por të njëjtit nuk u paraqitën. Prej të hënës para prokurores Ruskoska në bisedë duhet të paraqiten Jasna Mandiq, e cila ishte pjesë e “Lidhjes Ndërkombëtare”, por edhe Boki 13 dhe babai i tij. Në hetimin për këtë rast, disa persona dyshohen për pastrim parash dhe mashtrim ndërsa të tjerët për asistim.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...