Gerrit është gjermani i cili ka thyer rekordin botëror për Guinnes përmes krijimit të miniaturës më komplekse dhe më të madhe të krijuar deri më tani në botë. Miniatura përmban afërsisht rreth 1,300 trena, qindra vetura prej të cilave 300 janë në lëvizje si dhe 60 aeroplanë. Fillimisht, në miniaturë është ndërtuar Gjermania, më pas Amerika, Skandinavia, Danimarka, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Zvicra, Italia ndërkaq për momentin po ndërtohet Venecia punimet për të cilën janë duke zgjatur më shumë se dy vite. Miniatura përmban edhe aeroporte si dhe stacione të shumta trenash dhe autobusësh të cilët funksionojnë sikur të ishin të vërteta.

Për momentin jemi duke punuar në ndërtimin e Venecias dhe së shpejti do të ndërtojmë Monakon dhe Francën. Venecia ka marrë më shumë se dy vite kohë për konstruim. Është më e vështirë për ndërtim në aspektin teknik si dhe aeroporti ka qenë shumë sfidues, programimi i fluturimeve si dhe aterimit ka marrë tepër kohë. Ne provuam të rikrijojmë pamje të ndryshme të Venecias si Karnavalin Venecian, qendrën tregtare San Marco, urën Rialto etj. Vërtetë u munduam të përfshimë bukuritë dhe diversitetin e Venecias në këtë hapësirë të vogël – tha Gerrit, bashkthemelues i miniaturës.

Miniatura poashtu ka dete, plazhe, anije të ndryshme. Ndërkaq në ndërtimin e saj kanë qenë të kyçur ekspertë të shumë fushave, si arkitekturës, komunikacionit, elektronikës etj.

Vjollca Aliti

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...