Ndeshja mes Partizanit dhe Karabak në Ligën e Kampioneve ka qenë ndoshta një nga më të rrallat që është luajtur ndonjëherë në stadiumin “Selman Stërmasi” e ndoshta në Shqipëri. Tifozët nuk e kanë kuptuar se kanë ndjekur një nga ndeshjet me më pak faulle të regjistruar gjatë 90 minutave në histori, e denjë për të hyrë në rekordet e librit “Guinness”. Të dy skuadrat në total gjatë të gjithë ndeshjes, sipas statistikave zyrtare të UEFA-s, kanë regjistruar vetëm 6 faulle. Duket e pabesueshme por është e vërtetë, UEFA ka regjistruar vetëm 6 ndërhyrje të parregullta në 90 minuta lojë! Këto faulle ndahen në 5 të shkaktuar nga Partizani dhe 1 nga Karabak, ndërsa ndalesat e tjera të lojës kanë qenë vetëm për pozicione jashtë loje, rivënie anësore, rivënie fundore apo goditje këndi. Si për çudi, edhe kartoni i vetëm i verdhë i ndeshjes, ai që mori Çinari, nuk ka ardhur nga një faull i mirëfilltë, por sepse pengoi ekzekutimin e një prej të paktave goditje dënimi të skuadrës azere.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...