Gjykimi i Zoran Milevskit – Kiçeec për rastin “Reket” zgjati për 48 orë. Dje pranoi se është fajtor, ndërsa sot gjykata i shqiptoi dënimin me tre vjet burg. Kiçeec aktvendimin e dëgjoi personalisht në sallën e gjyqit, ndërsa gjykatësi i përmendi edhe Boki 13 dhe Katica Janeva duke lexuar disa pjesë të aktakuzës së Vilma Ruskoskës por edhe e shpjegoi edhe rolin ndërmjetësues të Kiçeecit gjatë zhvatjes prej 1.5 milion eurove nga Orce Kamçevi. Deri në plotfuqishmërinë e aktvendimit Kiçeec do të mbetet në arrest shtëpiak edhe pse kërkoi të mbrohet në liri.

Të akuzuarit Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski pasi që kanë dyshuar në besueshmërinë e takimeve dhe dakordimeve nuk kanë vazhduar të takohen me dëshmitarin. Me veprimet e bëra i akuzuari Zoran Milevski ka bërë vepër penale “Pranim të shpërblimit për ndikim kundërligjor” sipas nenit 359 paragrafit 3 në lidhje me nenin 2 paragrafin 22 nga Kodi Penal, gjykata e dënon me burg prej tre vitesh- deklaroi Vaska Nikollovska – Masevska, gjykatëse.

Villma Ruskoska është e kënaqur me shqiptimin e dënimit për Zoran Koçeecin. Pasi që ta pranojë aktvendimin do të vendosë nëse do të ankohet për lartësinë e dënimit prej tre vitesh. Prokurorja nuk e hedh poshtë mundësinë që Kiçeecin ta thërrasë të dëshmojë në rastin “Reket” ku ka mbetur t’i gjykohet Boki 13 dhe Katica Janevës.

Mund të paraqitet. Kjo mund të jetë me propozim të prokurorisë ose të mbrojtjes në plotësimin e procedurës dëshmuese- tha Vilma Ruskoska – prokurore.

Avokatët e Zoran Kiçeecit paralajmëruan ankesë në Gjykatën e Apelit. Nuk shohin arsyeje që klienti i tyre të ftohet për dëshmi në rastin “Reket”. Mbrojtja mendon se tre vite burg për Kiçeecin janë shumë.

Për këtë vepër mund të ketë edhe dënime me kusht. Me fjalë tjera nuk jemi të kënaqur dhe do të dorëzojmë ankesë kur do të marrim aktvendim me shkrim- pohoi Aleksandër Novakovski, avokat i Zoran Kiçeecit.

Të premten vazhdon gjykimi për rastin “Reket”. Në sallën gjyqësore përsëri kthehen Boki 13 dhe Katica Janeva. Gjatë gjykimit duhet të dëshmojë biznesmeni Orce Kamçev nga i cili të akuzuarit kanë zhvatur 1.5 milion euro por si dëshmitare duhet të paraqitet edhe gruaja e tij, Ana, e cila e ka dhënë gjysmë milionëshin e parë.

Bojan Stojanovski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...