Prokurorja Villma Ruskoska ka ngritur aktakuzë kundër Boki 13, Katica Janevës dhe Zoran Kiçeecit. Ata ndiqen për ndikim kundër ligjor, larje të parave dhe abuzim të detyrës zyrtare. Prokuroria për krim të organizuar ka vërtetuar se Bojan Jovanovski ka shfrytëzuar miqësinë me Janevën dhe ia ka lehtësuar pozicionin biznesmenit Orce Kamçev, i dyshuar në rastin e PSP-së, “Perandoria”. Zoran Milevski- Kiçeec i ka caktuar takimet me bashkëshorten e Kamçevit dhe personalisht me Kamçevin. Pasi biznesmeni ka filluar t’u paguaj zhvatje me shuma milionëshe, Janeva ka dhënë dritë jeshile që Kamçev nga burgu i Shutkës të dalë në arrest shtëpiak ndërsa më pas ka dhënë leje që t’i kthehet pasaporta.

E akuzuara e dytë e ka shfrytëzuar dhe tejkaluar pozitën dhe autorizimin e saj zyrtar dhe për vetë ka përvetësuar dobi pronësore në shumë të konsiderueshme edhe atë në sende – mobilje në shumë prej 296.040 denarëve dhe para në shumë prej 50.000 euro, ndërsa për ndikim kundërligjor dy të akuzuarit tjerë kanë marrë shpërblim prej 1.500.000 euro. I akuzuari i parë ndonëse i papunë, me llogari të bllokuara të transaksionit dhe pa të ardhura, në fillim të këtij viti ka blerë për vete mobilie luksoze, veshje dhe mbathje dhe ka qëndruar në pushimore – resorte luksoze jashtë vendit gjë që bën të ditur se i ka lëshuar në qarkullim mjetet në para që i ka përvetësuar përmes veprës penale Marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor“-thonë nga Prokuroria e Krimit të Organizuar

Paralelisht me finishimin e aktakuzës për pjesën e parë të “Reket”-it, Villma Ruskoska e zgjeroi hetimin. Edhe katër persona së bashku me Boki 13 janë të dëshuar për mashtrim dhe larje parash përmes organizatës humanitare të Bokit, Lidhja Ndërkombëtare. Pjesë e mashtrimit eventualisht kanë qenë babai i Bokit, më pas Jasna Mandiq, zëvendësja e Bojan Jovanovskit në organizatën humanitare, por edhe nënkryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski. Ajo supozohet se ka qenë garantues për projektet e prezantuara të Bokit. Për Mandiqin, Prokuroria kërkoi paraburgim, por mori arrest shtëpiak. Për Remenskin gjykata caktoi ndalesë që të lëshojë Shkupin dhe ia mori pasaportën. Ajo tha se nuk ndjehet fajtore për rastin.

 Kështu qëndron në kumtesën, keni ndihmuar ose keni mundësuar të fitohet përshtypje në opinion se mund të nxirren para duke iu falënderuar kontaktit me pushtetin ekzekutiv? Po, përveç kësaj, Prokuroria nuk kishte as dëshmi tjetër para gjykatës në pjesën e argumentimit. Unë pres që Prokuroria të dëshmojë këtë që ma vendos si barrë”-tha Frosina Remenski, e dyshuar në “Reket”.

Mbrëmë, prokurorja Vilma Ruskoska sqaroi se ekspertiza e telefonave dhe kompjuterëve të Boki 13, Zoran Kiçeec dhe Katica Janeva ka zbuluar dëshmi kryesore. Më tej zbuloi se njëri nga ata të tre ka kërkuar një marrëveshje. Ajo nuk zbuloi emër, por jozyrtarisht thuhet se është ish-shefja e PSP-së.

Po, kishte te dikush nga të dyshuarit. Asnjë iniciativë zyrtare për lidhjen e një marrëveshje nuk është paraqitur, por kërkuan marrëveshje, pra do të shohim se çfarë do të vendosim “-pohoi Vilma Ruskoska, prokurore.

Avokatët e Janevës besojnë se me deklarata të tilla, prokuroria e dobëson drejtpërdrejt pozicionin e saj dhe pozitën e mbrojtjes. Përndryshe, Ruskoska kërkoi që për tre të pandehurit në rastin “Reket” tu vazhdohet masa e paraburgimit.

Bojan Stojanovski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...