Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski dhe Prokuroria publike e Joveskit fillojnë fërkimet e tyre të para. Në njoftimin me shkrim të Prokurorisë thuhet se nuk është koha për sulme ndaj institucioneve dhe se nuk do të lejohet të diskreditohen prokurorët dhe të ketë përzierje në procedura penale nga ana e politikanëve. Për rastin “Reket”, kanë vepruar në mënyrë jo- selektive dhe në kohë dhe se personat e përfshirë në veprat penale, do të japin llogari para ligjit dhe se presionet politike mund të ndikojnë negativisht.

 Prokuroria Publike

“…Presionet politike dhe përzierja në punën e Prokurorisë, dëmshëm ndikon ndaj rrjedhës dhe suksesit të procedurës hetimore dhe ndaj sigurimit të dëshmive”.

Ndaj kësaj reaguan nga kabineti i Pendarovskit. Prej atje thonë se presidenti në asnjë bazë nuk ka bërë diskreditim të Prokurorisë Publike, e as nuk ka për qëllim të sulmojë institucionet kompetente dhe të përzihet në procedurat penale që janë në rrjedhë e sipër.

Kabineti i Pendarovskit

“Theksojmë se presidenti Pendarovski në paraqitjen e tij shprehu mbështetjen e plotë për institucionet kompetente, sidomos për Prokurorinë dhe Gjyqësorin, se do bëjë çmos për t’i mbrojtur nga presionet e mundshme gjatë zhvillimit të hetimeve dhe zbardhjen e plotë të rastit “Reket”.

Kabineti i presidentit Pendarovski edhe njëherë tha se nevojitet hetim efektiv i hollësishëm dhe i shpejtë për rastin “Reket” duke e respektuar parimin e pafajësisë, ndërsa dje presidenti Pendarovski në fjalimin e tij tha:

Përgjegjësi dhe dënime patjetër të ketë për të gjithë ata për të cilët do të dëshmohet faji, pavarësisht a bëhet fjalë për prokurorë, anëtarë të partive politike, biznesmenë apo politikanë- tha Stevo Pendarovski.

Për rastin “Reketi” mbrëmë vonë në Tuiter u prononcua edhe ambasadorja e SHBA-ve, Kejt Brns.

Siç thamë më parë, këto janë akuza serioze që kërkojnë përgjigje serioze të bazuara, transparente dhe në kohë. Tani është momenti Maqedonia e Veriut të tregojë përkushtim në sundimin e së drejtës- deklaroi Kejt Brns, ambasadore e SHBA-ve.

Paraprakisht edhe komisari evropian për zgjerim Johanes Han tha se të gjitha rastet e kriminalitetit duhet të hetohen dhe institucionet kompetente patjetër duhet të jenë të çliruara nga të gjitha presionet dhe ndikimet, ndërsa fajtorët të nxirren para drejtësisë.

Vesna Velkova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...