Vilma Ruskoska ka zgjeruar  hetimin për rastin “Reket”. Katër të dyshuar tjerë së bashku me Boki 13 janë cak i hetimit për mashtrim dhe larje parash përmes Organizatës humanitare “Lidhja Ndërkombëtare”, themelues i së cilës është  Bojan Jovanovski. Përveç Boki 13, të dyshuar janë edhe Jasna Mandiq- nënkryetare e OJQ-së, i ati i saj, asistentja personale, por edhe nënkryetarja e Parlamentit, Frosina Remenski. Sipas aktakuzës, deputetja e LSDM-së ka pasur rol të veçantë gjegjësisht, ka shkuar nëpër takimet e Boki 13 që të lihet përshtypja se pas projekteve që i ofron OJQ-ja e Jovanovskit, qëndron qeveria. Organizata humanitare ka tërhequr rreth 1 milionë euro nga dy biznesmenë kinse për projekte për shtëpi pleqsh.

Në pjesën e veprimeve që u ngritën edhe nga ju gazetarët në pjesën e pagesës së 720 mijë eurove nga kompania nga Manastiri, si dhe në pjesën e parave të paguara nga kompania e Strugës- tha Lubomir Joveski- prokuror republikan.

Lajmi se një zyrtar i lartë i LSDM-së është nën hetim nga Prokuroria për krim të organizuar, arriti nga Qeveria. Kryeministri Zoran Zaev tha se duhet mirë të shihet për çfarë saktë ngarkohet  Remenski kurse paralajmëroi masa edhe kundër saj.

Unë kam marrë informacionin se ka një njoftim apo deklaratë, e cila, tani ju tregoni se për cilin nga personat ka të bëjë, respektivisht për nën kryetarin e Parlamentit. Ne gjithmonë e kemi treguar qëndrimin tonë, kur një person dyshohet, akuzohet, atëherë e zbatojmë masën e sanksionit që do të thotë heqjen e përkohshme të këtij personi dhe ta dëshmojë pafajësinë e tij- deklaroi Zoran Zaev.

Prokuroria për Remenski kërkon vetëm masa kujdesi, ashtu si për babanë e Bokit 13 dhe për asistenten e parë të kreut të Lidhjes Ndërkombëtare. Ruskoska, zgjerimin e hetimit e tregoi vetëm një ditë para se të paraqes akuzë në rastin “Reket”, ku Borki 13, Zoran Milevski – Kicec dhe Katica Janeva janë të dyshuar për zhvatjen e një milion euro nga Orce Kamchev.

Bojan Stojanovski 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...