Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja, foli nga një konferencë për shtyp për ndeshjen kundër Francës. Ai tregon se do të donte ta drejtonte ekipin dhe më parë. Numri një i stolit shpreh bindjen se do të bëjnë më të mirë në të ardhmen.

“Takimet janë më të ralla. Ke më shumë kohë për të zgjedhur lojtarët. Fola me Deschampsin dhe më tha se ishte i kënaqur me Francën dhe stresi nuk ishte i njëjtë si të punosh me Juven. Më vjen keq që nuk erdha më përpara të drejtoja Shqipërinë, të njihja më tepër ekipin dhe nëse do të kisha më shumë kohë do të kishim tjetër rezultat. Për të ardhmen do të kemi rezultate më të mira,” tha mes tjerash Eduardo Reja.

Shqipëria sfidon Francën në “Air Albania Stadium” në Tiranë, më 17 nëntor në orën 20.45.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...