Reformat e nisura gjatë dy dekadave të fundit nuk kanë qenë reale dhe efikase, vlerësojnë eskpertët në prag të prezantimit të strategjisë së re për reforma të quajtur “Plani 18”. Një pjesë e ekspertëve dhe profesorëve, disa prej të cilëve janë ndër hartuesit e strategjive për reforma, vlerësojnë se pengesa kryesore është mungesa e vullnetit politik për zbatimin e tyre.

Mund të presim përparim serioz dhe reforma atëherë kur do t’i hapim bisedimet për anëtarësim por ata nuk do të jenë deri në fund të suksesshme nëse nuk e përgatisim shoqërinë. Ai është procesi më i rëndësishëm për këto 30 vjet, njëherë e përgjithmonë të themi se kemi përfunduar me tranzicionin. Fjalën “tranzicion” vetëm për shkak të sistemit shoqëror partiak e kemi ndërruar me “reformë”- u shpreh Nikolla Dujovski, profesor.

Profesorja Ana Pavlovska Daneva thekson nevojën që të vazhdohet me reformat në Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjegjësisht ndarjen e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim nga ky dikaster. Daneva e vlerëson si të rëndësishëm zbatimin e “vetingut” për nëpunësit policor, të cilin javë më parë e paraljamëroi ministri Oliver Spasovski.

Do të më gëzonte nëse kjo do të zbatohej realisht, në mënyrë objective dhe thelbësore me pjesëmarrjen e të gjithë ekspertëve të jashtëm dhe të brendshëm, të mos jetë vetëm process I brendshëm partiak ose politik dhe do të më gëzonte edhe më shumë nëse edhe ministri i Administratës angazhohet ta pranojë këtë proces vetingu dhe të zbatohet në tërësi në sektorin shtetëror”- theksoi Ana Pavlovska Daneva, profesore.

Profesori Borçe Davidkovski, nuk ka shpresë për reforma thelbësore sepse pushteti nuk është i sinqertë në angazhimin për zbatimin e tyre.

   Nuk ka reforma reale në sektorin publik për aq kohë sa strategjitë i përpilojnë të huajt dhe ata vlejnë vetëm për promovim në zyrat e BE-së. Nuk do të ketë reforma në sektorin publik për aq kohë sa nuk ndryshon Kodi i të punësuarve në sektorin publik i cili shihet si mundësia më e mirë e punësimit me ndihmën e librezës partiake, me rrogë të ulët por të sigurtë”- u shpreh Borçe Davidkovski, profesor.

“Plani 18”, për të cilin akoma nuk ka shumë detaje se çfarë përmban, gjatë javës së ardhshme, pritet të miratohet në Qeveri. Plani paraprak “3-6-9” nga ekzekutivi u cilësua si i suksesshëm dhe i zbatuar në tërësi.

Fatlume Dervishi

Loading...

Shpërndaj me