Biznesmenët u gjetën të papërgatitur, ndërsa ekspertët u befasuan nga reforma tatimore dhe pensionale që u promovua shpejtë dhe pa debat. Ndonëse Qeveria paralajmëroi se do t’i konsultojë paraprakisht, ajo publikoi risitë në fushën tatimore dhe pensionale vetëm disa javë para miratimit të Buxhetit për vitin e ardhshëm. Ekspertët shprehen se me promovimin e këtyre reformave Qeveria praktikisht i ka vendosur para aktit të kryer. Që të dyja reforma do të parashikohen në buxhetin për vitin e ardhshëm. Ata kërkojnë debat publik për reformën tatimor përmes të cilës do të shihen efektet edhe mbi buxhetin edhe mbi qytetarët.

E gjithë kjo me qëllim që të jetë një zgjidhje konsultuese e miratuar edhe në bazë të debatit të qëndrueshëm, neve na duhet të kemi më shumë se një opsion dhe më shumë se një skenar. Të kemi përllogaritje të të gjithë efekteve edhe të atyre pozitive që do të jenë mbi buxhetin, mirëpo edhe atyre efekteve negative që nënkuptojnë se si do të jetë evazioni tatimor, si do të ndikojë kjo në disa sektorë të caktuar- deklaroi Bllagica Petreski, Finance Think.

Nga ana tjetër, ekspertët janë decid se reformat në sistemin pensional janë gjithnjë më të domosdoshme. Mirëpo, konsiderojnë se me ndryshimet e propozuara në këtë mënyrë, efektet janë vetëm në afat të shkurtër. Për dhjetë vite, pasoja negative do të kenë të siguruarit në shtyllën e dytë.

Nga ana tjetër intervenimet e shtyllës së dytë dhe intervenimi te shkalla për përllogaritjen e pensioneve do të bëjnë të ndjehen këto efekte madje pas dhjetë viteve, gjegjësit atëherë kur ata persona do të shkojnë në pension. Nga këtu konsideroj se duhet të kemi strategji të qartë, përllogaritje të qartë të efekteve që do të reflektohen në periudhë afatgjate- tha Bllagica Petreski, Finance Think.

Reagoi edhe VMRO-DPMNE-ja. Nga partia në opozitë shprehen se me vendosjen e tatimit progresiv do të ulen pagat dhe numri i vendeve të sapohapura të punës, do të stimulohet evazioni tatimor dhe ekonomia gri. Për reformën pensionale konsiderojnë se është kozmetike dhe do ta destimulojë ekonominë. Lidhur me reformën tatimore reagoi edhe “E Majta”. Nga kjo parti shprehen se nuk është problem fakti që vendoset tatim progresiv për ndërmarrjet.

Për Tevdovskin nuk është me rëndësi se kush është punëtor, e kush pronar – ai shikon vetëm punëtorë më të varfër dhe më pak të varfër. Së paku në fjalimet e tij. Por, veprat e tij e adresojnë qartë këtë realitet dhe i favorizojnë pronarët. Përderisa atij nuk i shkon mendja t’i tatimojë fitimet më të larta të korporatave, por caku i parë i tij janë punëtor që janë në gjendje më të mirë, ai e thellon ndarjen edhe ashtu të thellë mes fitimeve të korporatave dhe pagave që i paguajnë- thonë nga e majta.

Qeveria nga viti i ardhshëm paralajmëroi tatim progresiv prej 18% të të ardhurave mbi 90 mijë denarë, tatim të fitimit kapital prej 15%, si pjesë e reformës tatimore. Rritja e kontributeve për 0,5%, si dhe mundësia që punëtorët me stazh të benificuar dhe atyre të lindur deri më 1 janar të vitit 1967 të kthehen në fondin shtetëror pensional, përfshirë edhe vendosja e pensionit shtetëror, janë pjesë e reformës pensionale.

Aleksandra Spasevska 

 

 

 

 

Loading...

Shpërndaj me