Ministri për Evropë në Ministrinë e Jashtme gjermane, Mihael Rot porositi qytetarët e Maqedonisë që më 30 shtator të tregojnë guxim dhe të japin sinjalin se janë të gatshëm për anëtarësim në NATO dhe BE. Në një debat për vlerat evropiane që u mbajt në Shkup, Rot tha se të gjithë ata që nuk janë të kënaqur nga kompromisi me Greqinë, para së gjithash duhet të mendojnë për ardhmërinë e gjeneratave të reja.

Këtu jam për shkak të njerëzve të rijnë, i di dhe i kuptoj pritjet e tyre. është një pjesë e njerëzve të cilët ndoshta dyshojnë ose nuk janë të kënaqur nga kompromisi i arritur, por të gjithë ata fillimisht duhet të mendojnë për të ardhmen e gjeneratave të reja. Nuk mund të ekzistojë ardhmëri e mirë pa perspektivë evropiane- deklaroi Mihael Rot, Ministër për Evropë në Ministrinë e Jashtme gjermane.

Zv/kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani e cilësoi Gjermaninë si mbështetësin më të madh të Maqedonisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

 Është kënaqësi të kemi miq të tillë në momente vendimtare për shtetin. Sigurisht që kjo do të reflektojë në motivimin e qytetarëve që në mënyrë masive të dalin në referendum sepse menjëherë pas 1 tetorit na pret ardhmëri e ndritur, kur Maqedonia veç më po bën përgatitjet përfundimtare për anëtarësim në NATO dhe BE që garantojnë paqe dhe prosperitet ekonomik në 100 vitet e ardhshme- deklaroi Bujar Osmani, zv/kryeministër për çështje evropiane.

Ministri gjerman Rot edhe një ditë më parë nga Ohri për thirrje për mbështetjen e votimit të 30 shtatorit. Ndërsa përveç tij edhe zyrtarë të shumtë të cilët në dy javët e fundit kanë vizituar Maqedoninë i kanë bërë thirrje qytetarëve që të vendosin për ardhmërinë e tyre drejt BE-së dhe NATO-s. Në mbështetje të referendumit priten edhe vizita të tjera të zyrtarëve të lartë javën që vjen. Ndër to është edhe sekretari amerikan i mbrojtjes Xhejms Matis, i cili të hënën mbërrin në Shkup, ndërsa në po të njëjtën ditë vjen edhe komisioneri evropian për zgjerimin Johanes Han.

Melihat Rustemi             

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...