Më shumë para për Qeverinë, më pak për Kuvendin. Kjo është parashikuar në rishikimin e buxhetit. I pyetur se për çfarë do të shpenzohen 32 milion euro shtesë në buxhetin e Qeverisë, zv.kryeministri Koço Angjushev nuk dha përgjigje.

Të presim pasi ministrja dhe zëvendësja e saj janë në komisione në Parlament, të presim miratimin e rebalancit të buxhetit, derisa Parlamenti nuk e kalon, ai nuk është i miratuar, kështu që do ta diskutonim më vonë edhe për këtë”-tha Koço Angjushev- zv/kryeministër i Angazhuar Për Çështje Ekonomike

Sipas planit, në vend të 64 milion eurove aktuale, buxheti i qeverisë do të rritet në 96 milion euro. Njëkohësisht, shkurtohen një milion euro, para të planifikuara për Kuvendin. Në vend të 9.6 milion, për nevojat e Parlamentit, tani planifikohen 8.6 milion. Mbetet ende sekret për publikun, se kur do të rritet masa e pagës minimale. Zëvendëskryeministri përsëriti se negociatat me odat ekonomike dhe sindikatat janë në rrjedhë dhe se siç tha ai nuk do të merret asnjë vendim i shpejtë. Debati për rishikimin e buxhetit vazhdon edhe javën tjetër.

Andrea Çobanova 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...