Më së voni deri në tetor do të ketë rishikim të buxhetit. Kështu tha zëvendësministrja e financave Shirete Elezi. Ajo shtoi se aktualisht dikasteri i financave është në fazën e rivlerësimit të të qarkullimeve financiare të parasë publike.

Bëhet rivlerësimi i të gjitha hapave në anën e shpenzimeve dhe të ardhurave. Tashmë jemi në fazën e analizës në këtë pjesë. Rishikimi i buxhetit do të nisë më së voni në javën e fundit të shtatorit ose në fillim të tetorit – deklaroi Shirete Elezi, Zv.Ministre e Financave.

Rishikimin e buxhetit, Elezi e paralajmëroi gjatë takimit me disa krerë të komunave me të cilët firmosën memorandume për sigurimin e 165 milion denarëve nga Banka Botërore. Mjetet e huazuara Tetova do të shfrytëzojë për bulevardin Vidoe Smilevski-Bato, ndërsa Gazi Baba për furnizimin e vendbanimeve me ujë të pijshëm.

Është fjala për vazhdimin e Bulevardit Industrial. Kushdo që ka idenë për trafikun në Tetovë e ka parasysh faktin që një bulevard anësor dhe zgjerimi i tij do të thotë mundësi e zvogëlimin të komunikacionit – tha Teuta Arifi, Kryetare e Komunës së Tetovës.

Jo vetëm që grantin do ta shfrytëzoja për furnizim të vendbanimeve me ujë të pijshëm. Në të kaluarën si Komunë huazimin e kemi shfrytëzuar për dy projekte kapitale, ndërtimi i Shkollës ‘Gligor Përliçev’ dhe ndërtimi i kanalizimit në vlerë të 2 milion euro, prej të cilave 72 milion denarë janë marrë huazim nga Banka Botërore – u shpreh Boris Georgievski, Kryetari i Komunës së Gazi Babës.

Në kuadër të Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Komunale, 9 komuna morën grante të pakthyeshme në vlerë prej 28 milion denarëve, kurse tri të tjerat morën kredi në shumën e 138 milion denarëve. Prej këtyre huazuan Dellçeva, Koçani edhe Tetova. Kurse, Gostivari, Gjevgjelia, Bërvenica, Buteli, Dobërca, Ilindeni, Kisella Voda, Gazi Baba dhe Çeshinovo morën mjete të pakthyeshme, të gjitha këto për qëllime të ndërtimeve infrastrukturore.

Adnan Qaili

Loading...

Shpërndaj me

Loading...