“Si rezultat i dështimit në realizimin e investimeve kapitale, qeveria zvogëlon për 50 milion euro investimet kapitale me rebalancin e buxhetin nga 25,971 milion denarë ose 422 milion euro në 372 milion euro. Qeveria dhe ministrat kyç të kësaj qeveria edhe këtë vit dështojnë në realizimin investimeve kapitale. Në vitin 2019 janë planifikuar të realizohen 422 milion euro, kurse dinamika e realizimit është dëshpëruese, ato janë realizuar për shtatë muaj 103 milion euro, apo gjithsej 24.50%. Nëse do të vazhdon me këtë dinamik ajo do të realizoj investimet kapitale sa vitin e kaluar 31% që do të jetë një dështim i ekipit ekonomik të qeverisë aktuale. Zvogëlohen parat për shumë projekte kapitale, ndër to është indikative edhe zvogëlimi i parave për investimet kapitale për shumë projekte me interes për shqiptarët. Ndër projektet e shkurtuara me 157 milion denarë ose 2.55 milion euro është edhe ndërtimi i objektit të Universitetit “Nëna Terezë” që disa vite radhazi është në buxhet por me rebalanc i shkurtohen paratë”, shkruan Izet Zeqiri, ekspert ekonomik.

Shih tabelën e realizimit të investimeve kapitale sipas muajve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...