Gjatë verës do të ketë rishikim të arkës shtetërore, njoftoi Kryeministri Zoran Zaev. Edhe pse ka një realizim katastrofik të investimeve kapitale prej 6.2% në tremujorin e parë, kryeministri thotë se rishikimi do të bëhet sepse ka rritje tek të ardhurat. Ashtu si një vit më parë, Zaev është optimist se përshpejtime të projekteve kapitale do të ketë në tremujorin e dytë dhe të tretë. Për shkak të rritjes së të ardhurave, njoftoi edhe fillimin e investimeve të reja kapitale, edhe pse ato të vjetrat shumë dobët janë realizuar. Të dhënat e dobëta për projektet kapitale i justifikon me faturat e mbetura nga viti i kaluar, që janë paguar në tre muajt e parë të këtij viti.

Ne planifikojmë rebalanc të buxhetit për shkak të ecurisë së shkëlqyer të performancave të buxhetit, kryesisht në pjesën e të ardhurave, të cilat mund të parashikojnë fillimin e investimeve të reja kapitale në vend, vetëm për atë pjesë. Gjithçka varet nga situata politike në shtet. Nga zgjedhjet e suksesshme, ose të pasuksesshme. Parashikimi ynë është dimensionuar në zgjedhje të suksesshme. Ndoshta është e mundur gjatë verës- deklaroi Zoran Zaev.

Sipas të dhënave për zbatimin e buxhetit në tre muajt e parë, për ndërtimin e rrugëve, hekurudhave, gazsjellësit, shkollave dhe projekteve të tjera janë harxhuar 26.2 milionë euro, nga rreth 420 milionë euro të parashikuara për këtë vit. Në tre muajt e parë të këtij viti, të ardhurat buxhetore u realizuan me mbi 21 për qind dhe shpenzimet totale në tre muajt arritën në 801 milionë euro, që është 21.5 për qind e totalit të planifikuar. Kemi pasur realizim të dobët të projekteve kapitale edhe vitin e kaluar, pas së cilës me rishikimin e buxhetit Qeveria duhej të shkurtojë rreth 100 milionë euro nga kjo normë.

Aleksandra Spasevska 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...