Luka Joviç është një nga objektivat e Real Madridit në merkaton e verës. Sulmuesi i Aintraht Frankfurtit pëlqehet shumë nga Zinedin Zidan dhe klubi madrilen donte të bënte një sakrificë për të, por oferta e kërkuar nga gjermanët është një çmenduri! “El Chiringito” bën me dije se “galaktikët” e kanë refuzuar kërkesën e Frankfurtit për 21-vjeçarin. Ata i kanë kërkuar madrilenëve 100 milionë euro dhe Perez ka hedhur poshtë kërkesën e gjermanëve. Barcelona është futur menjëherë në lojë për talentin e ri dhe mund të hap bisedimet me Frankfurtin. Merkatoja do të jetë e çmendur deri në fund të verës, aty ku pritën shumë zhvillime. I sigurt është fakti që 21-vjeçari nuk do të qëndrojë më në Frankfurt!

Loading...

Shpërndaj me

Loading...