E përditshmja spanjolle “AS” raporton se Totenhemi ka nisur nga puna për merkaton e verës dhe objektiv kryesor i londinezëve ishte ylli i Realit, Marko Asensio. Me ardhjen e Zidanit në krye të stolit madrilen, largimi i Asensios duket një mision i pamundur dhe këtë e konfirmon kërkesa që Reali ka për shërbimet e tij. “Los Blancos” i ka bërë me dije Totenhemit se për shërbimet e Asensios duhet të paguhet klauzola e tij që arrin në 600 milionë euro dhe kjo është shuma që klubi madrilen ka kërkuar për të nënshkruar me Asension.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...