Paris Sen-Zhermain ka fituar super ndeshjen kundër Real Madridin me 3-0 pavarësisht mungesës së yjeve të shumtë për të dy skuadrat për shkak dëmtimeve dhe skualifikimet. Protagonisti i sfidës ka qenë ish-ylli i Real Madrid, Anhel di Maria, i cili ka zhbllokuar takimin në minutën e 14-të me një goditje të zgjuar një metër larg portës dhe ka dyfishuar avantazhin e vendasve në të 33-ën me një magji nga jashtë zonës. Në pjesën e dytë, në minutën e 77-të, Real-i ka ngushtuar diferencat me Benzema, por edhe këtë herë goli është anuluar nga VAR. Dy minuta më vonë, francezi ka shpërdoruar një rast të pastër, teksa goditja e tij me kokë ka përfunduar për pak jashtë. Ky ka qenë rreziku i fundit për vendasit, të cilët kanë gjetur edhe golin e tretë në minutën e 91-të me Meunier. Kështu, Real Madrid bie përsëri në Francë pas 13 vitesh.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...