Reinier Hesus Karvaljo ka arritur marrëveshje me Real Madridin dhe ka firmosur një kontratë, e cila raportohet të jetë gjashtëvjeçare me gjigantët e La Liga-s. Braziliani 18-vjeçar është transferuar në “Bernabeu” për një shifër që thuhet të jetë rreth 35 milionë euro. Reinier është një mesfushor me tipare sulmuese qe deri dje ka veshur fanellën e Flamengos në Brazil, ndërsa sot bëhet blerja e parë e dimrit për Real Madridin. Ai pritet t’i bashkohet skuadrës së dytë së “Los Blancos”, Kastilja, që stërvitet nga legjenda Raul, për të kaluar një periudhë ambientimi me klubin e ri.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...