Real Madrid ka shfaqur interes për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi i cili kohët e fundit i ka prishur marrëdhëniet me drejtuesit e ekipit zikaltër. Për afrimin e 26 vjeçarit në ”Santiago Bernabeu”, skuadra spanjolle duhet të shpenzojë rreth 80 milionë Euro për shërbimet e argjentinasit.

Sipas mediave italiane drejtuesit e klubit madrilen kanë pasur një takim kokë më kokë me agjenten e Icardit, Wanda Nara. Në garë për shërbimet e Icardit janë edhe ekipet e Seria A, Napoli dhe Juventus që prej kohësh i kanë ofruar 9 milionë eurosh për sezone plus shpërblime.

Me rikthimin e Zidane, presidenti i klubit, Fiorentino Perez bashkë me bordin drejtues kërkojnë të afrojnë futbollistë të rinj në kryeqytetin spanjoll, për t’i sjellë freskinë dhe energjinë e munguar ekipit të tyre.

Gjithashtu agjentja e Wanda Nara nuk përjashtoi dhe një kontratë të re me Interin. Duke parë kaosin që po ndodh mes Icardit dhe bordit drejtues të Interit, Reali pritet të hidhet në sulm për ta rrëmbyer argjentinasin në merkaton e kësaj vere./ORA/

Shpërndaj me