Një ditë pas vendimit të Apelit që ish shefja e PSP-së, Katica Janeva, paraburgimin ta vazhdojë në shtëpi, Kryeministri Zoran Zaev u thirr në raportin e Pribës dhe nuk u përgjigj për rastin e Janevës. Tha se është për veting edhe atë duke filluar nga vet ai.

Populli ynë pret lëkundje. Shkundje të gjyqtarëve, prokurorëve, politikanëve, drejtorëve, agjencive, ministrive, etj. E gjitha duhet të organizuar mirë. Vetingu është detyrimi ynë, si shoqëri, nuk mendoj se duhet ta bëjnë atë politikanët. Së pari vetingu të jetë për këdo, edhe për ne, për politikanë, për ministrinë e brendshme, Spasovski shpesh flet për këtë, prokurorinë, gjyqësorin. Nuk duhet të shihet si një mister, duhet të kalojmë në atë proces – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Dalja e Janevës nga Shutka, për VMRO-DPMNE-në është një skenar dhe teatër i turpshëm, me paramendim.

Zoran Zaev së pari në një takim liderësh, disa muaj më parë njoftoi se do të duhej të lirohej nga paraburgimi Katica Janeva, dhe më pas tha se janë gënjeshtra me bisht. Sot, është e qartë se çfarë lloj skenari është duke u punuar, ku aktrojnë si në teatër dhe grinden Ruskovska dhe Apeli, pastaj do të raportojnë në polici, ku Ministri është më i afërt me Zoran Zaevin dhe në përplasje me këtë prokurori, që në fund Zoran Zaev të thotë se duhet një veting sipas masës së tij – u shpreh Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO DPMNE-së.

Për Aleancën e Shqiptarëve, sistemi i drejtësisë funksionon me standarde të dyfishta. Nga partia thonë se qeveria, duke ndikuar në gjyqësor, mundëson të shmangë përgjegjësinë penale.

Aleanca për Shqiptarët reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila pranoi ankesën e Janevës, duke lejuar që ajo të shkojë në arrest shtëpiak. Theksojmë se ka pasur dhjetëra raste të të burgosurve shqiptarë, për raste të montuara politike, kundër të cilëve e njëjta gjykatë nuk ka pranuar të vendosë arrest shtëpiak – thuhet mes tjerash në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Igor Stefanovski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...