Qëndrimet e fundit publike të kryeministrit maqedonas Zoran Zaev janë arsyeja për përplasje të reja mes qeverisë dhe opozitës në Greqi. Përgjegjësi për politikë të jashtme në partinë opozitare Demokracia e Re, Jorgos Kumucakos, kërkoi përgjigje – se për çfarë pikërisht negocion qeveria greke. Për këtë kanë reaguar nga shërbimi për shtyp i kreut të diplomacisë greke Nikos Kocias me përgjigjen se opozita ka qenë e njoftuar në detaje në lidhje me pozicionet greke në takimin Kocijas-Kumucakos. Me komentet e tyre dhe tituj dramatikë sot dolën edhe gazetat greke. “JO e dyfishtë nga Zaevi për një emër dhe ndryshim të Kushtetutës”; “Zaev kundërshton erga omnes dhe paralajmëron referendum”; janë pjesë e titujve nën të cilët shkruhet për brifingun e Kryeministrit maqedonas dhe qëndrimet rreth negociatave për emrin.

“Kryeministri i vendit fqinj, Zoran Zaev, hodhi poshtë kërkesën e palës greke për emrin erga-omnes. Emri i IRJM-së të përdoret vetëm për përdorim ndërkombëtar”, shkruan Katimerini.

“Një provokim i ri nga kryeministri i Shkupit përderisa bisedimet për emrin janë në proces”, ELEFTEROS TIPOS.

“Zoran Zaev theksoi se ka përparim në procesin e negociatave, gjë që jep arsye për optimizëm”, Real.gr.

Një tekst tjetër i publikuar në gazetën greke “Ta Nea”, merret me gjoja pazarin mes Athinës dhe Berlinit rreth emrit. Kjo shkaktoi reagime dhe akuza mes pushtetit dhe opozitës në Greqi. Në të vërtetë, sipas gazetës që citon burime në Bashkimin Evropian, tanimë masa e miratuar për shkurtimin e pensioneve në Greqi, e cila duhet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, do të shtyhej për gjashtë muaj si një dhuratë gjermane për Greqinë, nëse arrihet marrëveshje me qeverinë e Shkupit. Përndryshe, një takim i ri i ministrave Nikola Dimitrov dhe Nikos Kocias për emrin është planifikuar në fillim të muajit maj në Selanik.

Alsat-M

Loading...

Shpërndaj me