Skuadrat nga Maqedonia kishin paraqitje të dobët në raundin e parë të garave evropiane. Skuadra e Shkëndijës pas eliminimit nga Nome Kalju në Ligën e Kampionëve, vazhdon garat në Ligën Evropa dhe do të përballet me Dudellanzhin. Ndërkohë tre përfaqësuesit e tjerë nga Maqedonia, përjetuan një debakëll të vërtetë. Akademia Pandev pësoi 6 gola në debutimin e saj në garat evropiane dhe u eliminua me 6-0 nga boshnjakët e Zrinjskit. Skuadra e Makedonija Gjorçe Petrov pësoi po aq gola, gjashtë, nga Allashkerti i Armenisë, por arriti që së pak të shënojë një herë në portën e armenëve. Në pozitë më të mirë për të kaluar në raundin e dytë ishte FC Shkupi. Pas barazimit 3-3 në Armeni, skuadra e FC Shkupit përjetoi disfatë 1-2 nga Pjuniku në Shkup, e cila është transferuar në “xhelatë” të vërtetë ndaj ekipeve nga Maqedonia, sepse ende nuk ka shijuar disfatën.

Aleksander Tarkanov, trajner i Pjunikut

Është mirë që të zhvillohet një ndeshje me këtë atmsoferë të shkëlqyeshme. Jemi të kënaqur që shënuam fitore dhe kalojmë në fazën tjetër. Dallimi mes klubeve nga Armenia dhe Maqedonia, është fakti se kampionati në Armeni është shumë më i fortë. Nëse e krahasojmë FC Shkupin me ekipin tjetër që humbi nga Allashkerti, mund të them se bëhet fjalë për një ekip mjaft të fortë, ndoshta edhe më të mirat në Maqedoni”

Umit Karan, trajner i FC Shkupit

Ishte një atmosferë e mirë futbollistike dhe një përballje mjaft nxitëse. Ekipi kundërshtarë ishte me më shumë përvojë dhe mjaft i fortë. Mirëpo kjo është Liga Evropa dhe tani mendojmë po të ishte mbyllur takimi i parë me rezultat 3-1 e jo me 3-3. Në pjesë e dytë treguam karakter dhe luajtëm mirë dhe deri në minutat e fundit luftuam dhe nëse ndonjë nga lojtarët do të shënonte në aksionet e fundit, ndeshja do të mbyllej me barazim 2-2. Shkupi është një ekip e re, pa eksperiencë , por është një ekip që punon shumë.”

Në këto 8 ndeshje të zhvilluara në garat evropiane, katër përfaqësuesit e Maqedonisë regjistruan një fitore, një barazim dhe 6 disfata, dukë shënuar 7 gola dhe duke pranuar 19-të. Tani të gjithë shpresat për të përmirësuar paraqitjet negative të ekipeve nga Maqedonia në Evropë , mbeten te Shkëndija, e cila do të vazhdojë garat në Ligën Evropa dhe të martën, më 23 korrik, do të zhvillojë takimin e parë të raundit të dytë, me Dudellanzhin në Shkup.

Mahir Thaçi

Loading...

Shpërndaj me

Loading...