Mjekja që ka dhënë vërtetim mjekësor se Toni Trajkovski nuk mund ta ndjek seancën për rastin “TNT”, është ftuar në gjykatë. Gjykata penale në seancën e të hënës kërkon që mjekja e neuropsikiatrisë para të akuzuarve, avokatëve dhe opinionit të sqarojë përse ish kryetari i Gazi Babës nuk është në gjendje të vijë në seancat e caktuara për prishjen e kompleksit “Kosmos”.

Për të vërtetuar gjendjen faktike, respektimin e vazhdueshëm të të drejtave të palëve në procedurë, si dhe interesin publik për lëndën në fjalë, gjykata do t’i mundësojë mjekes publikisht ta tregojë gjendjen shëndetësore të të pandehurit dhe arsyet përse nuk mund të marrë pjesë në gjykim – thonë nga Gjykata Penale.

Dje gjykata për rastin “TNT” u shty për shkak të shëndetit të përkeqësuar të të akuzuarit Toni Trajkovski. Ai dorëzoi dokumentacionin mjekësor në gjykatë dhe tek prokurori. Por, këtë javë u shty edhe seanca tjetër sepse Trajkovski nuk erdhi me justifikim se nuk ka marrë thirrje të rregullt. Pas paralajmërimit të gjykatës se policia do ta sjellë në gjykatë, ai dje u paraqit në gjykatë. Megjithatë, disa seanca dëgjimore për TNT-në u shtynë edhe para Vitit të Ri. Edhe atëherë arsyeja ishte, Toni Trajkovski. Atë e rrahën, dhe deri më tani policia nuk ka zbuluar se kush e sulmoi një ditë para seancës dëgjimore. “TNT” për shkak të ndryshimit të gjykatësit porotë fillon përsëri me fjalimet hyrëse nga avokatët dhe prononcim për fajin e të pandehurve. Penalja insiston që të gjitha provat e paraqitura në dy vitet e kaluara vetëm të lexohen, ndërsa avokatët nuk zbulojnë nëse janë dakorduar që dëshmitarët t’i dëgjojnë përsëri, gjë që do të nënkuptonte vonesë të re në procedurë.

Bojan Stojanovski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...