Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit njofton opinionin se në bazë të planit po ndërmerr veprime hetuese në drejtim të sigurimit të dëshmive dhe zbardhjen e plotë të rastit “Reket”.

“Në rrjedhë është hetimi financiar në më shumë drejtime si dhe mbledhja e dëshmive që do të ndihmojë në vërtetimin e gjendjes faktike. Në fakt një pjesë e pajisjes elektronike është dërguar për ekspertizë, ndërkohë që në një pjesë po bëhen përpjekje për dekriptim-in e përmbajtjeve të gjetura në to. Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në interes të procedurës nuk do të shpërndaj informacione për veprimet që i ndërmerr rreth lëndës, po ashtu edhe për personat të cilët do të thirren apo që ka në plan t’i thërras për dëshmi. Në interes të procedurës hetimore dhe pengimit të spekulimit në opinion, Prokuroria edhe njëherë thekson se vetëm informatat zyrtare lidhur me këtë rast janë besueshme”, njoftojnë nga Prokuroria.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...