Duke iu përgjigjur kërkesës së deputetëve të përjashtuar nga VMRO-DPMNE për testim të deputetëve për përdorimin e lëndëve narkotike, Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, tha se ai nuk ka kompetenca që të caktojë testim të tillë. Përmes një kumtese, Xhaferi thotë se të vetmin testim që mund ta bëjnë deputetët, janë kontrollet sistematike të zakonshme, e që me ligj duhet të bëhen një herë në dy vjet.

Në Ligjin për deputetët, në Rregulloren për punën e Kuvendit dhe në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk ka bazë juridike sipas së cilës Kryetari dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut kishin mundur të realizojnë Nismën e Grupit parlamentar të pavarur”-tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përveç deputetëve të përjashtuar nga VMRO-DPMNE-ja, testim për përdorim të substancave narkotike kërkojnë edhe partitë tjera të mëdha.  Nga VMRO-DPMNE thonë se pas skandalit me Pavel Bogoevskin, testimi i konsumit të narkotikëve ishte imponuar si një domosdoshmëri.

Jo vetëm që deputetët duhet të testohen në këtë mënyrë, por duhet të kontrollohen ata deputetë që posedojnë, dhe ka më shumë deputetë që edhe nëse nuk janë anëtarë të Komisionit, kanë të drejtën për të marrë certifikatë sigurie”-pohoi Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Iniciativa u mbështet edhe nga LSDM-ja në pushtet.

Një nismë e tillë u iniciua pas bisedës së publikuar të deputetit Pavle Bogoevski, në të cilën ai porosit t’i paketohet një substancë e ndaluar. Ai e konfirmoi origjinalitetin, duke thënë se po negocionte blerjen e vajit të kanabisit dhe jo kokainë, siç thuhet në regjistrim. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski thotë se po punojnë për zbardhjen e rastit respektivisht për mënyrën e regjistrimit të bisedës por jo edhe përmbajtën e saj.

 Sido që të jetë, ne po punojmë në zbardhjen e rastit dhe mirë do të ishte që të gjithë këto raste t’i pastrojmë me qëllim që të ndalojë kjo mënyrë e keqpërdorimit të përgjimit dhe shkelja e të drejtave të njeriut”-theksoi Oliver Spasovski , ministër i Punëve të Brendshme.

Përndryshe, prokuroria do të kontrollojë nëse ka elemente të një vepre penale për regjistrimin e deputetit Bogoevski.

Besian Leka 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...