Mund ta quajmë me plot gojën fundjava e shqiptarëve në Europë, këtë që u mbyll. Gola dhe paraqitje dinjitoze të “legjionarëve” tanë në disa nga kampionatet e kontinentit. Mes tyre ka spikatur Milot Rashica, me dygolëshin e realizuar ndaj Augsburg (4-0), në Bundesliga. Pasi ka marrë përgëzimet e stafit teknik, të bashkëlojtarëve dhe tifozëve të ëerderit, që la Shqipërinë për Kosovën, e ka ndarë përjetimin personal me ndjekësit në Facebook. Aty lë të kuptohet se ka mbetur i lumtur për suksesin ekipor dhe personal, por ka një “peng”, pse nuk mundi të ishte në fushë më shumë se 36 minuta. Pikërisht në këtë fraksion të lojës, ai u dëmtua dhe u zëvendësua nga Kevin Mohëald.

Performancë e jashtëzakonshme e ekipit. Shumë i lumtur për tri pikët dhe golat e mi! Gjynah që duhej ta lija fushën herët… Shihemi në ndeshjen tjetër”.

Loading...

Shpërndaj me