Milot Rashica është paraqitur në konferencën për shtyp, pas përfundimit të stërvitjeve dhe nisjes në Çeki. Lojtari i Verder Bremenit është shprehur shumë optimist për ndeshje në Plzen dhe ka thënë se do të kërkojnë vetëm fitore.

“Kemi me hy me fitu ndeshjen, ka me qenë diçka e jashtëzakonshme për neve ajo ndeshje,” tha në fillim Rashica.

Ylli vushtrrias ndër të tjera ka treguar edhe pikën e fortë të kombëtares së Kosovës.

“Grupi është pika jonë më e fortë, kjo na ka pru deri këtu, pasi secili mundën me shënu dhe si grup ne jemi të fortë”, shtoi ai duke aluduar në mungesën e Muriqit.

Ndryshe, të enjtën Kosova në transfertë përballet me Çekinë, në orën 20:45.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...