Milot Rashica po kalon një moment fantastik në kampionatin gjerman, duke shënuar thuajse në çdo ndeshje me Verder Bremenin në Bundesligë. Në një intervistë për “RTSH Sport”, Rashica u  ndal edhe te ndeshjet e dy skuadrave përfaqësuese, duke shtuar se u gëzohet fitoreve të të dyja skuadrave.

“Rritja e Kosovës? Duke parë grupin që kemi, nga kualifikimet e para kemi parë që ka diçka të mirë. Jemi rritur shumë dhe kemi bërë progres shumë të madh. Për momentin po shkojmë mirë dhe jam mirë me klubin. Fituam një ndeshje por kemi një finale në Çeki dhe shpresoj ta fitojmë.

Shqipëria? E kam ndjekur ndeshjen e fundit dhe kanë luajtur mirë. I uroj më të mirat dhe shpresoj të kualifikohen. Jam kthyer në vendin ku kam lindur dhe rritur. I gëzohemi fitoreve të të dyja skuadrave, si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria”, u shpreh Rashica.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...