Markus Rashfordi thotë se ai nuk e ka asnjë problem me penalltinë e Paul Pogbas, përkundër që francezi gaboi nga pika e penalltisë dhe Mançester Junajtedi humbi dy pikët e para në Premierligë. Pritja e portierit Rui Patrisio ishte e mjaftueshme për t’ia siguruar skuadrës së vet një pikë të fituar me vështirësi, përderisa Pogba mori edhe më shumë kritika, për shkak se kjo ishte penalltia e katërt të cilët e kishte humbur gjatë vitit 2019. Pas ndeshjes, trajneri i Junajtedit, Ole Gunar Solskjaer, zbuloi se Pogba dhe Rashfordi janë të caktuar për gjuajtjen e penalltive.

Pauli e deshi atë. Është kaq e thjeshtë. Të gjithë mund ta humbin një penallti. Ai ka shënuar nga penallti të panumërta për ne dhe gjatë gjithë karrierës së tij”, ka thënë Rashfordi në një intervistë të dhënë për Sky Sports, pas ndeshjes.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...