Markus Rashford ka ngritur zërin dhe kërkon të vendosë në lidhje me të ardhmen e tij te Mançester Junajtedi. Sulmuesi 21-vjeçar ka ende edhe një vit kontratë me “Djajtëe Kuq”, andaj e di mirë se palët duhet të negociojnë për një kontratë të re. Sipas “The Sun”, Rashford ka kërkuar nga klubi një rrogë të majme për të qëndruar. Një rrogë prej 350 mijë stërlinash në javë. Sulmuesi i ka kërkuar klubi që të vijë për bisedime me një ofertë të mirë financiare, në të kundërt do të transferohet në Spanjë. Skuadra e Barcelonës ka kohë që e kërkon lojtarin dhe është gati ta kënaqë financiarisht. Tek Junajtedi po mendohem mirë para se të vendosin, pasi e dinë që lojtari rrezikon të largohet me koston zero, pas një viti në rsat se nuk rinovon.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...