Skuadra e Torontos lëshoi rastin e parë që të arrijë deri te fitorja e fundit për të arkëtuar titullin e parë në historikun e vet. Në terrenin vendas, skuadra nga Kanadaja, pësoi disfatë 105-106 kundër Golden Stejtit, i cili mbeti pa Kevin Durantin, pasi qw ky i fundit ripërtriu lëndimin. Mirëpo drejtuesit e NBA-së, sot shpalosën raportin zyrtar të vendimeve të arbitrave në 2 minutat e fundit. Në raport thuhet se vendasit ishin të dëmtuar dhe se ndaj Mark Gasollit kishte ndërhyrje të palejuar në 49 sekonda para mbylljes së takimit. Mirëpo kjo nuk ndryshon rezultatin përfundimtar, që është 3-2 në të mirë të Torontos, ndërsa sfida e 6-të do të zhvillohet në terrenin e Golden Stejtit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...