Raporti i Duing Biznes, i cili thotë se ekonomia ka shënuar regres për shtatë vende në krahasim me vitin e kaluar, është një tregues se në Maqedoninë e Veriut ka cunami ekonomik, përkatësisht fiasko ekonomike. Kështu, kreu i opozitës, Hristijan Mickoski, e akuzoi pushtetin për, siç thotë, dështimin e planit ekonomik edhe atë në një vit që u paralajmërua si vit ekonomik. Shqetësuese për opozitën është edhe vlera e investimeve të huaja, e cila është në nivele historikisht të ulëta në krahasim me të gjitha vendet e rajonit. Mickovski gjithashtu iu referua edhe investimeve kapitale, të cilat për nëntë muaj nuk arritën as 40%.

Për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie hajdutësh për të zbatuar një projekt, 3.25 miliardë denarë që u parashikuan në fillim të vitit ose pak më shumë se 50 milion euro që në fillim të vitit u parashikuan për investime kapitale, që siç thashë, duhej t’i menaxhojë dhe zbatojë Qeveria. Që të njëjtat të kthehen në shpenzime të tjera aktuale në buxhet dhe të shërbejnë për atë që e paralajmëruam opinion maqedonas se për shkak se janë të paaftë të realizojnë politika ekonomike, paratë që nuk dinë t’i shpenzojnë, do t’i shpenzojnë për ryshfet ose të luajnë në kartën e memories së shkurtër për qytetarëve -deklaroi Hristijan Mickoski – lider i VMRO-DPMNE-së.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...