Pas disfatës që pësoi në terrenin e skuadrës Spal, ka reaguar ashpër trajneri i skuadrës “verdhëkuqe” nga kryeqendra e Italisë.

Kemi luajtur kundër një skuadre dhe nuk kemi qenë një skuadër. Kemi humbur të gjitha duelet. Ata kanë qenë më të vendosur se ne”, këto janë fjalët e ashpra të trajnerit të Roma-s, Klaudio Ranieri, pas humbjes së pësuar në fushën e Spal-it.

“Duhet të luajmë më shumë si skuadër dhe të përmirësohemi në aspektin fizik dhe atë psikologjik. Edhe ne kemi vrapuar, por jo në mënyrën e duhur. Klubi ka një plan nëse kualifikohet në Ligën e Kampionëve, në të kundërt shumë lojtarë do të largohen. Duhet të tregojnë se e meritojnë Roma-n dhe rrogën që marrin. Kemi humbur kundër një ekipi që fiton më pak. Diçka do të ndryshojë patjetër”, ka përfunduar Ranieri.

Loading...

Shpërndaj me