Zekirja Ramadani do të jetë trajner i ri i skuadrës së Shkupit, pasi këta të martën e pushuan nga puna Ardian Nuhiun. Drejtuesit e “pëllumbave”, nuk kanë dashur të humbasin kohë, ashtu që kanë vendosur që në pankinën e tyre ta kthejnë Zekirja Ramadanin. Ai në pankinën e skuadrës nga Çairi ishte ulur nga viti 2014 deri në atë 2016. Shkupi dhe trajneri Ramadani, kanë firmosur kontratë e cila do vlejë për 18 muaj. Debutimin e tij në sërishëm në pankinën e Shkupit, që kërkon daljen në Evropë do ta ketë të dielën në përballjen me Skopjen. Skuadra nga Çairi, pas 23 xhirove me 29 pikë e mban pozitën e katërt.

Shpërndaj me