Zekrija Ramadani, trajneri i Feronikelit, ka komentuar fitoren dhe kualifikimin në finalen e turit paraeliminator të Ligës së Kampionëve. Fitorja nuk ishte e lehtë ndaj Lincoln Red Ims, me një gol që pas minutës së 3-të, por në pjesën e dytë skuadra kampione e Kosovës ra fizikisht.

“Nuk ishte aspak e lehtë, sepse vinim në një ndeshje pas 40 ditësh pa luajtur futboll, por vetëm stërvitje. Ndërsa, kundërshtari ka zhvilluar edhe disa miqësore. Kjo mendoj se na penalizoi. Megjithatë, rëndësi ka fitorja dhe që kaluam përpara. Tani, do të mundohemi të gjejmë energjitë për sfidën ndaj Santa Coloma, në finale. Ku mund të shkojmë? Ndeshjet duhet të merren një nga një”, tha Ramadani për RTK1, Kosovë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...