Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp në Ohër, kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur për Kosovën dhe për termin “mini-shengen”. Ai tha se s’ka arsye që Kosova të vetëpërjashtohet nga këto iniciativa, pasi siç tha ai edhe më parë Kosova ka marrë pjesë në samitet ku vendet e Ballkanit Perëndimorë janë dakorduar për të njëjtat gjëra, por se tani kjo vetëm se po shndërrohet në një aksion veprimi.

“Nuk është ideja ta ndajmë Ballkanin Perëndimor, por të përfshijmë të gjitha vendet në këtë nismë. E gjitha kjo gjë ka në thelb lëvizjen e lirë të vendeve në Ballkanin Perëndimor. Nuk ka arsye që Kosova papritur të vetëpërjashtohet. Besoj se heqja e kufirit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është mini-shengeni. E konsideroj me rëndësi të veçantë këtë nismë mes vendeve”-tha mes tjerash Rama.

 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...