Kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama i bëri të qartë edhe njëherë opozitës  se qeveria dhe shumica e tij qeverisëse është e paprekshme nga qëndrimet dhe manifestimet e tyre. Në një konferencë me gazetarët në Tiranë, ai theksoi se e vetmja që po dëmtohet nga imazhet e dhunshme është Shqipëria dhe shqiptarët. Për ta provuar këtë ai rrëfeu një bisedë me operatorët turistikë, të cilën janë ankuar për anulimin e prenotimeve. Andaj një thirrje pati edhe për protestuesit, duke kujtuar se edhe ata që kanë dalë sot para gjykatës për 11 majin janë njerëz të thjeshtë dhe të vetmin që e pësojnë janë këta, jo politikanët që i ndjekin pas.

Aspekti tjetër lidhet me manifestimet e dhunshme, i tillë ishte dhe manifestimni i djeshëm. Nuk më impresionon fakti që dje ra numri i bombave molotov dhe ndryshoi formula e goditjes me zjarr mbi institucionet sepse goditja e djeshme qoftë mbi Drejtorinë e Përgjithme të Policisë së Shtetit, qoftë mbi institucionin e parlamentit, përsëri rrezikuan jetën e uniformave blu, krijuan disa plagë për disa prej tyre. 

Mbi të gjitha e djeshmja ishte një xhiro një boshllëkun e dëshpërimit të atyre që janë vetëpërjashtuar nga zgjedhjet, që shkaktoi jo pak shqetësim dhe krijoi jo pak ankth për qytetarët, banorët në gjithë trajektoren e marshimit absurd që u zhvillua gjatë ditës së djeshme.Vlen të përsëritet se as me qëndrime dhe as me marshime nuk zëvendësohet as nuk rrëzohet qeveria dhe aq më pak bombat molotov, kapsollat dhe fishekzjarret janë një program qeverisës apo një aletrnativë qeverisëse. Por sigurisht përbëjnë një mjet për të plagosur fytyrën e Shqipërisë në sytë e botës dhe për të goditur ekonominë e vendit dhe ekonominë familjare të gjithë atyre që jetojnë në këtë vend.Para se të vija këtu po diskutoja me një grup të operatorëve të turizmit, shumë të shqetësuar për faktin se pas përhapjes së atyre imazheve menjëherrë ka anulime të rezervimeve në hotelet e vendit. Ka rënie të potencialit ekonomik të kësaj industrie kyçe për vendin, ka goditje të vendeve të punës që krijon kjo industri dhe ka rënie për buxhetet e gjithë sipërmarrjeve të mëdha dhe të vogla që merren me turizmin drejtëpërdrejtë dhe indirekt. 

Kjo përbën shqetësim real sot, fakti që këto manifestime në emër të gjithë atyre që thuhen jo vetëm që nuk sjellin asgjë të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët por përkundrazi u bëjnë keq.E vetmja pjesë që nuk ndryshon dhe nuk ka shans të ndryshojë është qeveria dhe shumica qeverisëse, gjithçka tjetër preket dhe ndryshon për keq. Përsëri  u bëj thirrje të gjithë atyre që u venë nga mbrapa këtyre udhëheqësve të vërbuar nga dëshpërimi i humbësve kronikë dhe nga paaftësia për të hapur sytë dhe parë të ardhmen se nuk janë ata udhëheqësit e verbër që dëmtohen në ekonominë e tyre familjare, nuk janë pushimet e tyre verore që dëmtohen, nuk janë xhepat e tyre që shpohen, dhe as fëmijët e tyre që vuajnë mungesën e të hollave që tret kjo lloj qasje dhe ky zinxhir destruktiv manifestimesh.

 Në radhë të parë jeni ju që i ndiqni pas, ju që po më shikoni dhe dëgjoni mua dhe keni të gjithë të drejtën e Zotit të doni dikë tjetër dhe të mbështesni dikë tjetër dhe të kërkoni diçka tjetër në formën e qeverisjes. Jeni ju. Sot ka një gjyq për të arrestuarit e të shtunës, janë të gjithë njerëz të zakonshëm, njerrëz të manipuluar dhe nxitur për të bërë dhunë që do ta pyesin me siguri veten: Për kë e bëra?! Kujt i shërbeva dhe çfarë fitova?!- tha Rama.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...