Portali italian “Tuttomercato” ka vendosur të bëjë bilancet për këto shtatë javë të para të Serisë A, teksa ka përzgjedhur 50 futbollistët me paraqitjet më të mira. Një prej tyre Amir Rrahmani, mbrojtësi është transferuar këtë sezon në Itali te skuadra e Veronës, nga Dinamo e Zagrebit. Aventura e re ka nisur më së miri me Rrahmanin që ka treguar cilësitë e tij. Kështu, në renditjen e portalit italian, mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, zë vendin e 37, me një mesatare note prej 6.36 për ndeshje.

“ Një nga surprizat e kampionatit italian. Pakkush e njihte, por paraqitjet e tij i kanë dhënë të drejtë atij që ka vënë bast për të. Deri në këtë pikë të sezonit ka humbur vetëm 11 minuta. Shumë fizik, i zoti në lojën në ajër, ai gjithashtu ka treguar edhe një personalitet të jashtëzakonshëm”, shkruhej në përshkrimin për Rrahmanin.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...