Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rahmani, që verën e kaluar nga Dinamo e Zagrebit kaloi në Serie A te Hellas Verona është një ndër mbrojtësit më të mirë në kampionatin e futbollit në Itali. Rrahmani së bashku me Marash Kumbullan, kanë krijuar një dyshe fantastike në fazën e mbrojtjes, e cila është ndër më të mirat në Serie A. Një statistikë e zbuluar së fundi, tregon se Amir Rrahmani është lojtari që ka fituar më së shumti duelet në ajër. Kapiteni i Kosovës ka lënë pas tij gjithë ata mbrojtës që janë emra të njohur në botën e futbolli si Smolingu i Romës, apo Romanjolli i Milanit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...