Kosova do të presë Anglinë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në kuadër të ndeshjes, kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka folur për mediat ku është shprehur se ekipi është i bashkuar dhe se kërkon të bëjë më të mirë ndaj “3 Luanëve”.

“Është e rëndësishme në çdo ndeshje fitorja. Kemi përballë një kundërshtar të fortë dhe nëse fitojmë, mund të tregojmë që edhe pse u zhgënjyem shumë në ndeshjen e fundit, dimë që të ringrihemi. Pas ndeshjes me Anglinë e kemi treguar që kemi karakter, pasi fituam ndaj Malit të Zi. Jemi të gjithë së bashku. Ishte ndeshja që pësuam më shumë gola në këto kualifikuese. Ne gjithmonë mundohemi për fitore dhe të zhvillojmë ndeshjen tonë. Shpresoj që të mos pësojmë gol fare dhe të fitojmë. Do të ishte diçka e madhe.. E di që Kane është një ndër sulmuesit më të mirë në Botë. Nuk do të jetë e vështirë vetëm për të ndalur atë, por të gjithë lojtarët. Do të luajmë dhe do të provojmë t’i ndalojmë si ekip, jo vetëm Kane, por të gjithë Anglinë. Nëse dëgjojnë fjalën Kosovë, në vende të ndryshme mund të mendojnë shumë gjëra. Por këtu, njerëzit janë shumë miqësore dhe me Anglinë, kanë dhe vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mira. Këtu nuk ka për ndodhur, pasi të gjithë këtu i duan lojtarët e Anglisë, madje ka dhe nga ata që i kanë idhuj. Shumë tifozë tanët, mbështesin ekipe si Mançester Siti, Mançester Junajted apo Liverpuli, kështu që skena racizmi nuk ka gjasa të ndodh,” tha mes tjerash Rahmani.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...