Maurizio Sarri pritet të transferohet tek Juventusi dhe, sipas shtypit italian, Rafa Benitez mund të kthehet në “Stemford Brixh”. Aventura e tij e mëparshme me londinezët ka qenë e shkurtër dhe e suksesshme, por tifozët nuk e duan. Ai ndihmoi klubin të kualifikohej në Ligën e Kampionëve dhe të fitonte Liga Europa, por tifozët e Çellsit nuk e kanë dashur asnjëherë për shkak të së kaluarës së tij me Liverpulin. Një tifoz i bardhezinjve ka shkruar në Tuitter: “Te Çellsi nuk të deshën kurrë. Ishe trajneri i tyre i përkohshëm. Fitove me ata dhe më pas të zëvendësuan. Te Neëcastle të duan kur fiton, humbet dhe barazon”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...