Skuadra e Rabotniçkit siguroi përforcimin e parë në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin serb Branislav Trajkoviq, i cili firmosi kontratën 1 vjeçare. Mbrojtësi 30 vjeçar së fundit ishte pjesë e kampionatit të Bjellorusisë, ku veshi fanellën e Islohut, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur për Partizanin, Vjvodinën, Zemunin, Hajduk Kulla dhe Radniçki Sombor. Debutimi I tij pritet të jetë në miqësoren e ditës së shtunë, që Rabotniçki do të zhvillojë në Veles, kundër skuadrës së Borecit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...