Skuadra e Rabotniçkit, ka prezantuar futbollistin e ri , Metodi Maksimov, me të cilin firmosi kontratën e parë profesionale, pasi që futbollisti vjen nga Akademia e “romantikëve”. Mesfushori 16-vjeçar, i cili ishte një ndër lojtarët më të dalluar tek gjenerata e tij, me “romantikët” firmosi kontratën 3-vjeçare. Ai edhe pse në moshë të re, ishte pjesë e grupmoshave të reja U18 dhe U19 të Maqedonisë së Veriut, ndërsa pikërisht talenti dhe puna e tij e palodhshme bënë që drejtuesit e skuadrës së Rabotniçkit ti ofrojnë atij kontratë profesionale. Rabotniçki sezonin e ri futbollistik e nisi me disfatë nga Struga Trim Lum, ndërsa të shtunën, në stadiumin “Todor Proeski” do të përballe me FC Shkupin.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...