Java e dytë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të nis me përballjen në mes Rabotniçkit dhe FC Shkupi. Kjo përballje do të zhvillohet gjatë ditës së shtunë, 17 gusht, (ora 17.00), pasi që e njëjta do të transmetohet në Arena Sport dhe RTVM. Ndeshjet e tjera, do të zhvillohen gjatë ditës së diel (18 gusht), ku veçohet sfida e skuadrave shqiptare në Tetovë, kur Renova sfidon skuadrën e Struga Trim Lum. Kampioni aktual , pas disfatës ndaj Akademia Pandevit, tani do të përballet me Sileksin në Kratovë. Ndërkohë nënkampioni, Vardari do të jetë mysafirë i Borecit në Veles, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrov do të mirëpret në lagjen Gjorçe Petrov, skuadrën e Akademia Pandevit. Kjo do të jetë përballja e parë mes këtyre dy skuadrave pasi që në finalen e Kupës së Maqedonisë, skuadra nga Strumica shënoi fitore pas ekzekutimit të penaltive.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...