Nicole Kidman pësoi një ndryshim të pabesueshëm për rolin në filmin më të ri “Destroyer”. Ky mund të quhet një nga rolet më sfidues të luajtur ndonjëherë dhe më të vështirët. Vetë aktorja është shprehur së fundmi se gati ranë depression ndërkohë që luante personazhin e Erin Bell, një detektive e cila duhet të infiltrohet në një bandë kriminale në Kaliforni. Për Nicole ajo që duhet të ishte thjesht pjesë e punës u shndërrua në një rol rraskapitës aq sa madje të ndikonte edhe në jetën e saj bashkëshortore.

“Kisha rënë në depression. Arriti një pikë ku im shoq më tha: Kur dreqin do të përfundojë kjo?” Ata madje po konsideronin të merrnin dikë tjetër për atë rol por aktorja nuk pranoi.”,- tha ajo për “Varity”. Transformimi drastik i Nicole përfshinte mbajtjen e lëkurës implante të fytyrës dhe gjithashtu të mësuarit se si të ecësh me një këmbë të lënduar, pra të çalosh. Përtej gjithçkaje Nicole duhet të mësonte shumë për rolin, ndaj u stërvit për një kohë intensive me një veteran ushtarak se si të përdorte armë apo pushkë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...