Tashmë nuk është një sekret se Japonia po përjeton krizë kombëtare të shpopullimit.

Sociologët kanë vërejtur një ulje graduale të normave të lindshmërisë në Japoni që nga viti 1950 dhe, kjo nuk është e gjitha.

Japonia, përveç kësaj, ka probleme edhe me atë që mund të jetë profesioni më i famshëm i vendit – të qenit ninxha.

Ninxhat janë pjesë integruese e historisë dhe trashëgimisë japoneze. Ndërkohë që ata nuk janë më të punësuar si vrasës të heshtur, detyrat e ninxhave profesionale janë ende të paprekura ditëve të sotme.

Pra, cilat janë kërkesat për t’u bërë ninxha në shekullin 21? Ninxhat modernë janë të trajnuar në artet marciale dhe përdorimin e mjeteve tradicionale. Procesi është i rreptë dhe kërkon përkushtim, siç ishte gjithë historisë.

Megjithatë, siç mund të prisni, qëllimi i këtij trajnimi nuk është më për të kryer misione sekrete. Roli i ninxhave të sotëm sillet rreth performancës. Këta profesionistë mbajnë trashëgiminë e kombit dhe vendlindjeve të tyre duke vazhduar traditën.

Sipas ‘Planet Money’ të NPR-së, ninxhat modern paguhen 23-85 mijë dollarë në vit.

Iga është një qytet i vogël në Japoninë Qëndrore me një lidhje të veçantë në aspektin trashëgimues kundrejt ninxhave. Në fakt, Iga pretendon të jetë vendlindja origjinale e tyre.

Në 2017, popullsia e këtij qytetit u ul në një mijë. Në të njëjtin vit, e gjithë rajoni përreth fitoi vetëm 43 banorë të rinj.

Megjithatë, komuniteti mbetet shpresëdhënës. Kryetari i Iga (një mjeshtër ninxha) ka në plan të hapë një muze të dytë të madh ninxhash në qytet.

Kjo do të jetë në një përpjekje për të rritur turizmin me bazë ninja, por ka edhe një qëllim më të madh. Duke ngritur zhurmën e trashëgimisë ninja të qytetit, kryetari shpreson të krijojë vende pune dhe të rrisë barazinë e jetesës dhe të punës në qytetin e Iga.

Loading...

Shpërndaj me