Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ankohet se ka mosmarrëveshje me kompaninë Ballkan Energy Grup rreth planit për marrjen e rrjetit të energjisë për ngrohje. Problem shtesë paraqesin edhe paqartësitë juridike që i ka dhënë Qeveria rreth kësaj çështje. Shilegov këmbëngul që rrjeti t’i merret kompanisë BEG dhe t’i jepet Qytetit të Shkupit, përkatësisht ndërmarrjes së re të formuar- Sistemet Energjetike të Qytetit.

Ajo që është kontestuese është nëse rrjeti u është dhënë në mënyrë ligjore ose jo. Rrjeti u është dhënë me njëfarë marrëveshje para se ta fitojnë licencën- e që është e palogjikshme dhe është vepër penale. Tani pse nuk reagon Prokuroria, ndërsa është denoncuar ashtu si duhet. Unë do i thërras të gjitha institucionet një nga një – tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Nga kompania BEG për Alsat thonë se kur kompania e ka fituar lejen e nevojshme për punë janë respektuar të gjitha procedurat ligjore. Thonë se tash tetë vjet me sukses menaxhojnë rrjetin e shpërndarjes së energjisë për ngrohje.

BEG plotësisht i ka përmbushur kushtet e nevojshme ligjore, në vitin 2013 Komisioni Rregullator i Energjetikës lëshoi licencë kompanisë për shpërndarje të energjisë për ngrohje me afat të vlefshëm deri në vitin 2047 – njoftojnë nga BEG.

Megjithatë, deri te KRRE-ja ka mbërritur kërkesë nga Qyteti i Shkupit për marrjen e rrjetit shpërndarës. Komisioni i Energjetikës informoi se që Sistemet Energjetike të Qytetit të marrë leje për kryerjen e kësaj veprimtarie, fillimisht patjetër duhet të ngritët procedurë për marrjen e licencës nga furnizuesi i tanishëm. BEG ka licencë për kryerjen e kësaj veprimtarie me vlefshmëri deri në 35 vjet. Shilegov është kategorik, se edhe përkundër kësaj ai nuk do heqë dorë nga marrja e rrjetit shpërndarës dhe Qyteti të menaxhojë me te në sezonin e ardhshëm të ngrohjes. Por dorë nuk heqin as nga kompania BEG e cila ka leje për punë në 27 vjetët e ardhshme.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...